Çmimi i naftës së papërpunuar shënon rritje në mbi 50 dollarë për një fuçi

Çmini i naftës së papërpunuar Brent për herë të parë gjatë nëntorit ka tejkaluar kufirin prej 50 dollarë amerikan për një fuçi, në pritje të rezultatit nga takimi i OPEC-ut i cili sot ka filluar në Vjenë të Austrisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Të mërkurën nafta e papërpunuar Brent ka shënuar rritje të çmimit për 5.71 përqind, më konkretisht në 50.02 dollarë për fuçi ndërkohë që nafta amerimkane WTI u shtrenjtua për 5.53 përqind, në 47.73 dollarë.

Këtë çmim për herë të fundit nafta e papërpunuar e ka patur në tetor, prej kur çmimet filluan gradualisht të zbresin.

Grupi 14 anëtarësh në një takim të mbajtur në shtator u pajtua që të përkufizojë nivelin e prodhimit në mes 32.5 dhe 33 milionë fuçi në ditë.

Pas marëveshjes paraprake, Libia, Nigeria, Iran dhe Iraku kërkuan që të përjashtohen nga ngrirja e prodhimit duke marrë një status special nga shkaku i arsyeve ekonomike që kanë në shtet.

Vendimi i grupit për të kufizuar nivelin e prodhimit ka të bëjë me rritjen e çmimit si dhe uljen e tepricës në treg.

“OPEC vlerëson plotësisht rëndësinë për ta çuar përpara ribalancimin e bazave dhe kthimin e stabilitetit të qëndrueshëm në treg”, deklaroi kreu i konferencës së OPEC-ut, Mohammed Bin Saleh Al-Sada, në fjalimin e tij gjatë hapjes së konferencës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button