KS i OKB-së ashpërson sanksionet kundër Koresë së Veriut

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) votoi për ashpërsimin e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut si kundërpërgjigje ndaj provës së saj të pestë dhe më të fuqishme bërthamore që e kreu ky vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Këshilli i Sigurimit të mërkurën njëzëri miratoi rezolutën për sanksionet, që diplomatët e vlerësuan si hap të rëndësishëm përpara.

Sanksionet e reja janë të drejtuara mbi të ardhurat themelore të Koresë së Veriut, vendosjen e kufirit të eksportit të qymyrit, duke e ulur në të paktën për 62 përqind.

Diplomatët theksuan se me sanksionet e reja sqarojnë përjashtimin në rastin me “rëndësinë jetike”, e cila lejoi importet kineze dhe ka për qëllim që të mbrojë “rëndësinë jetike” vetëm të atyre që momentalisht jetojnë në Korenë e Veriut, e jo kinezët apo kompanitë që bëjnë biznes me pjesën veriore të Gadishullit Korean.

Koreja e Veriut ka kryer provën e saj më të madhe bërthamore në muajin shtator, duke sfiduar sanksionet e vështira ndërkombëtare dhe presionit shumëvjeçar që të ndalojë ambiciet bërthamore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button