Rreth 20.000 persona u larguan nga pjesa lindore e Alepos gjatë tre ditëve të fundit

Rreth 20 mijë persona kanë ikur nga pjesa lindore e Alepos gjatë tre ditëve të fundit , kumtoi mbrëmë në Gjenevë zëdhënësja e Komitetit ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Krista Armstrong.

Ajo theksoi se numri nuk është i saktë dhe shtoi se njerëzit ikin në drejtime të ndryhme në mënyrë që të shpëtojnë nga përleshjet e ashpra.

Zëvendëssekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për çështje humanitare, Stiven O’Brajan dje deklaroi se 16 mijë banorë e kanë braktisur pjeësn lindore të Alepos, transmeton MIA.

Kryqi i Kuq kumtoi se do të vazhdojë të jetë në gjendje gatishmërie për ta organizuar evakuimin e të sëmurëve dhe të plagosurve dhe kërkoi të sigurohet korridor i sigurtë për tërheqjen e civilëve.

“Mbi 5.600 civilë, mes të cilëve 2.500 fëmijë, janë evakuuar nga rajone të Alepos, të cilat janë nën kontroll të kryengritësve, në bashkëpunim me Qendrën ruse për pajtim”, deklaroi zëdhënësi i MInsitrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov.

Me nismë të Francës, Këshilli i Sigurimit i KB-së thirri sot në mëngjes në Nju-Jork mbledhje urgjente për gjendjen kritike në Alepon lindore. Takimi do të mbahet menjëherë pas mbledhjes kushtuar rezolutës për përforcim të sanksioneve ndaj Koresë së veriut, planifikuar për orën nëntë sipas kohës lokale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button