Izrael, vihet nën kontroll zjarri në Nazareth

Zjarri që shpërtheu në disa rajone të Izraelit u vu nën kontroll në Nazareth, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e policisë Luba Samira tha mbrëmë se zjarri përfshiu edhe vendin El-Fahura në Nazareth, por se tani është nën kontroll.

Qytetarët, të cilët mbrëmë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, do të lejohen të kthehen. Samir tha se zjarri në këtë zonë nuk ka shkaktuar viktima njerëzore dhe nuk është shkaktuar asnjë dëm.

Zjarret shpërthyen katër ditë më parë në Jerusalem, dhe në saj të motit të thatë dhe me erë janë përhapur në vende të tjera. Zjarri më shkatërrues goditi qytetin e tretë më të madh izraelit, Haifa.

Edhe pse ka njerëz të vdekur apo të plagosur rëndë dhjetëra njerëz u shtruan në spital për shkak të ngulfatjes nga tymi. Qindra shtëpi janë dëmtuar, ndërsa flota ndërkombëtare Canadair arriti për të ndihmuar Izraelin në luftën kundër zjarreve.

Në shuarjen e zjarrit mbështetje kanë ofruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Turqia, Italia, Kroacia, Spanja, Greqia, Palestina, Egjipti, Jordania dhe Qipro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button