DEASH ekzekuton 32 civilë në Mosul të Irakut

Organizata terroriste DEASH ka ekzekutuar 32 civilë në disa lagje të pjesës lindore të qyteti Mosul në Irak me pretendimin se kanë qenë informatorë, raporton Anadolu Agency (AA).

Koloneli Sultan Hamudat el-Azi, punonjës i forcave policore federale të cilat operojnë së bashku me ushtrinë irakiane, në deklaratën për gazetarin e AA-së tha se “Militantët e DEASH-it mbrëmë kanë bastisur shtëpitë e civilëve në disa rajone në lindje të Mosulit”.

“Pas bastisjeve 32 persona janë dërguar në një vend të panjohur dhe më pas janë ekzekutuar”, tha Azi. Ai theksoi se civilët në fjalë janë ekzekutuar me pretendimin se kanë qenë informatorë të forcave irakiane të cilat janë duke përparuar në pjesën lindore të vendit.

Azi shtoi se organizata i ka kërcënuar civilët në rajonet të cilat i ka kontrolluar se do ti vrasë në rast se u japin informacione forcave të sigurisë.

Operaconi për çlirimin e Mosulit nga organizata terroriste DEASH nisi më 17 tetor dhe vazhdon në rajonet e ndryshme të qytetit. Operacioni është i mbështetur nga ajri nga koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA-të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button