Bombardohet një fabrikë e ilaçeve në Halep

Në sulmin ajror rus ndaj një fabrike të ilaçëve në rajonin e kontrolluar nga ana e opozitarëve në qytetin Halep të Sirisë, humbën jetën të paktën 2 persona ndërsa janë plagosur 5 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Husejin Misri, një nga zyrtarët e Mbrojtjes Civile në qytet, në deklaratën për gazetarin e AA-së, tha se “Një avion luftarak i ushtrisë ruse bombardoi fabrikën e Ilaçeve Shifa në lagjen Mansura e cila gjendet nën kontrollin e opozitarëve”.

Në fabrikën e shënjestruar kanë humbur jetën të paktën 2 punonjës, ndërsa janë plagosur 5 të tjerë. Misri tha se fabrika ka pësuar dëme të mëdha dhe se është bërë e papërdorshme.

Sipas tij, forcat ruse dhe të regjimit sirian janë duke shënjestruar veçanërisht spitale dhe qendra të shëndetësisë dhe se të gjitha qendrat e shëndetësisë në lindje të Halepit janë jashtë përdorimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button