Të paktën 9 të vdekur nga uragani në Kosta Rika

Uragani Otto që ka përfshirë Kosta Rika-n ka lënë të vdekur të paktën 9 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti i Kosta Rika-s, Luis Guillermo Solis deklaroi se numri i të vdekurve në rajonet jugore Bagaces dhe Uapala të cilat ndodhen në kufti më Nikaruguan ka arritur në 9 persona.

Solis tha se në rajon brenda një dite ka rënë shi që në rrethana normale bie brenda një muaji. Ai tha se është rritur shqetësimi se uragani mund të dëmtojë prodhimet e rëndësishme bujqësore, siç është kafeja.

Në ndërkohë u bë e ditur se në Nikaragua është hequr “gjendja emergjente” e cila ishte shapllur si pasojë e ndikimeve të urganit Otto. Në Nikaragua nuk janë regjistruar viktima por u tha se janë dëmtuar rreth 400 shtëpi.

Si rezultat i rrezikut nga urgani në Kosta Rika janë evakuuar 2.500 persona nga shtëpitë e tyre ndërsa në nivel të shtetit janë mbyllur shkollat.

Shumë shtete siç janë SHBA-të dhe Panamaja kanë dërguar helikopterë dhe avionë për të ndihmuar në operacionet e kërkimit dhe shpëtimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button