OSBE/ODIHR publikoi raportin e parë për situatën parazgjedhore në Maqedoni

Misioni për Vëzhgimin e Zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoni OSBE/ODIHR, ka publikuar raportin e parë, të quajtur raport të parakohshëm për situatën parazgjedhore në vend. Raporti ka të bëjë me vëzhgimin e situatës në periudhën kohore prej 3 deri më 21 nëntor.

Misioni vëren se Kodi Zgjedhor kishte përfituar nga revidimimi total me qëllim për ta harmonizuar në tërësi dhe me ligjet tjera relevante, duke përfshirë edhe regjistrimin e kandidatëve si dhe fushatat. Ndërrimet shtesë të bëra në Kodin Zgjedhor në qershor të vitit 2016 përmbajnë dispozita të zbatueshme vetëm për zgjedhjet e tanishme. Këto përfshijnë formimin e Komisionit të Përkohshëm për mbikëqyrje të mediave dhe kërkim të qytetarëve me të dhëna të “diskutueshme” që në mënyrë aktive të regjistrohen për këto zgjedhje.

Në raportin e publikuar nga OSBE/ODIHR është vëzhguar edhe mënyra e regjistrimit të qytetarëve për këto zgjedhje si dhe ndryshimet që pësoi Lista zgjedhore.

“Mosbesimi afatgjatë në saktësinë e Listës të votuesve vazhdoi nga zgjedhjet e mëparme, me akuza për hyrje të ndryshme joligjore. KSHZ-ja ishte e detyruar që të revidojë Listën e votuesve me kontrollim të kryqëzuar ndaj bazave të të dhënave nga 11 institucione shtetërore, që ishte e përcjellur me kontrollime në terren të cilat ishin të vëzhguara nga katër partitë kryesore politike. Më 26 prill, KSHZ-ja raportoi 44,308 votues të identifikuar si të jetonin në adresa me më shumë se 20 votues të regjistruar ose ku janë vërejtur votues me më shumë se 6 mbiemra. Pas kontrollimeve të bëra në terren, nga 39,502 votues me “regjistrim diskutabil” u kërkua që të riregjistrohen.
Më 13 nëntor, KSHZ-ja vendosi që të shlyejë 28,341 votues nga Lista që nuk ishin riregjistruar. Edhe përskaj kritikave për procedurat e kontrollimit në terren, një numër i bashkëbiseduesve të OSCE/ODIHR dhanë mendim se besimi në Listën e votuesve është ngritur me atë që procesi ka mundësuar një numër të kufizuar të korrigjimeve”, thuhet më tej në raport.

Ndryshe, situatën parazgjedhore në vend po e vëzhgojnë 20 vëzhgues afatgjatë të misionit të OSBE/ODIHR, ndërsa në ditën e zgjedhjeve do të dërgohen edhe 300 vëzhgues afatshkurtër (STO) për të vëzhguar procedurat në ditën e zgjedhjeve.

Për të lexuar raportin e përgjithshëm të përgatitur nga OSBE/ODIHR klikoni këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button