Rusia, Ukraina dhe BE do të takohen në lidhje me furnizimin me gaz

Vendi i pasur me gaz natyror-Rusia, Bashkimi Evropian dhe Ukraina ranë dakord të takohen për të diskutuar rreth furnizimit shtesë me gaz natyror, tha Marosh Shefçoviç, Zv/presidenti i Komisionit Evropian (KE) për Energji të BE-së, raporton Anadolu Agency (AA).

Marosh Shefçoviç gjatë një takimi në Moskë tha se takimi trepalësh do të zhvillohet në Bruksel muajin e ardhshëm.

Përveç kësaj, ai konfirmoi gjithashtu se një marrëveshje për kredi 500 milionë dollarëshe nga Banka Botërore për Ukrainën është gati që të finalizohet për të mbështetur vendin për kërkesat e saj të energjisë.

Në një konferencë për media pas takimit në Moskë, ministri rus i Energjisë Alexander Novak tha se raundi i ardhshëm i bisedimeve trepalëshe Rusi-BE-Ukrainë për gazin do të përqendrohet në dërgesat shtesë të gazit natyror dhe zbatimin e kontratave të reja për sezonin e vjeshtës dhe dimrit.

Përveç kësaj Novak shtoi se “ne kemi diskutuar edhe në lidhje me projektin Rrjedha e Veriut 2, Rrjedha Turke, formën e saj aktuale dhe drejtimin që duhet të marrë”.

Në ndërkohë, në forët e vona të së enjtes, Komisioni Evropian (KE) dhe Ministria e Energjisë të Ukrainës nënshkruan një Memorandum mirëkuptimi me qëllim të forcimit të bashkëpunimit energjetik midis të dy palëve.

Marrëveshja e re do të zgjerojë bashkëpunimin në të gjitha fushat, duke përfshirë efikasitetin e energjisë dhe energjinë e rinovueshme, si dhe me qëllim që të krijojë ambient më pozitiv për investitorët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button