Dita e pestë e fushatës zgjedhore, ja programi i partive për sot

Sot është dita e pestë e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen më 11 dhjetor të këtij viti, njofton Portalb.mk. Fushata zgjedhore do të mbahet deri më 9 dhjetor të këtij viti. Më poshtë mund ta shihni programin e partive politike të cilët e kanë paralajmëruar për sot:

  • Konferencë për shtyp e bartësve të listave të BDI-së në njësinë zgjedhore 1 dhe 2, Argan Grubi dhe Ejup Halimi (13:00 në Qarkoren rrugës për Bllacë)
  • PDSH do të mbajë miting në fshatin Hotël të Komunës së Likovës (18:30)
  • Rilindja me BESË do të realizojë takim me banorët e Studeniçanit (19:00)
  • Aleanca për Shqiptarët do të mbajë miting në Çair (18:00) dhe Studeniçan (20:00)
  • VMRO-DPMNE do të mbajë mitingje në Vallandovë (17:30) dhe Gjevgjeli (20:00)
  • LSDM mitingje në Vinicë (17:30) dhe Koçan (19:00)
  • Koalicioni VMRO për Maqedoninë në takim me qytetarët (Shtëpia Studentore Goce Dellçev 11:00) dhe konferencë për shtyp e Lubço Georgievskit (ora 12:00 katin e parë të Qendrës Tregtare të Qytetit).

Përndryshe sot edhe asociacioni qytetar “MOST” do të mbajë konferencë për shtyp ku do t’i prezantojë raportet e para të mbikëqyrjes së procesit zgjedhor (11:00).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button