Thaçi: Me vota duhet të tregojmë sa jemi të pakënaqur

Menduh Thaçi, lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, nga Cërnilishta e Dollnenit ka kërkuar ndërprerje definitive të keqes që, siç thotë ai, u vjen shqiptarëve nga ky pushtet që 15 vjet, transmeton Portalb.

“Nuk mund të tolerojmë që represioni i qeverisë maqedonase të bëjë represion. Herë represion policia, herë “shumari”, përmbaruesi, por edhe shpesh këta shqiptar që janë në pushtet. Nëpërmjet votës së lirë të gjithëve duhet t’u themi se jemi të pakënaqur me këtë gjendje”, tha Thaçi.

Lideri i PDSH-së ka porositur që e keqja e qeverisë aktuale duhet të ndalohet me vota. Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë populli do të mund të rreshtohet në rrugën e njëjtë me aleatët perëndimor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button