Ukraina shënon trevjetorin e protestave të vitit 2013

Në Ukrainë sot shënohet trevjetori i protestave proevropiane të cilat zgjatën tre muaj ndërsa kulminuan në përleshje në të cilat humbën jetën më shumë se 100 persona të paarmatosur dhe rreth 20 policë, raporton Anadolu Agency (AA).

Qytetarët e Kievit u mblodhën të hënën në sheshin qendror të pavarësisë (Majdan) për të shënuar trevjetorin e protestave në sheshin e Kievit, në të cilin ukrainasit, të pakënaqur shprehën revoltën kundër regjimit të Viktor Janukoviçit.

Me vendosjen e luleve dhe ndezjen e qirinjve qytetarët e kryeqytetit ukrainas nderuan viktimat e protestave, të cilat kulminuan me përmbysjen nga pushteti të presidentit pro-rus Viktor Janukoviç.

Në Euromajdan humbën jetën më shumë se 88 njerëz për dy ditë. Numri i përgjithshëm ishte më shumë se 103 të vrarë ndërsa 1.900 të tjerë të plagosur.

Euromajdan sipas shumicës ishte akti i vetëm në të cilin një popull për herë të parë flijoi jetët e njerëzve për “idenë evropiane” edhe atë në mënyrën më të mirë të mundshme, gjegjësisht në protesta paqësore të cilat për shkak të regjimit të fortë më vonë u shndërruan në të dhunshme.

Protestat filluan më 21 nëntor të vitit 2013 pasi qeveria e atjeshme e cila doli pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2012 refuzoi të nënshkruajë Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociim me Bashkimin Evropian gjë që shkaktoi protestat proevropiane dhe shfaqjen e lëvizjes Majdan.

Shtypja e protestave u shndërrua në dramë në shkurt rreth sheshit Majdan ku humbën jetën mbi 100 persona në rrethana ende të pasqaruara.

Pas përleshjeve të përgjakshme, presidenti i atëhershëm Janukoviç u arratis në Rusi ndërsa para kësaj ishte shkarkuar.

Për pasardhës të tij më 25 maj u zgjodh Petro Poroshenko ndërsa në lindje të vendit shpërtheu kriza e cila u shndërrua në konflikt të hapur midis ushtrisë së Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë në të cilin u vranë mbi 6.000 njerëz.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button