Lajm i lënë në gjysmë

[Recension: Shishet e plastikës e ”sulmojnë” liqenin e Dibrës]

Mangësitë profesionale janë kryefjala e tekstit që po recensojmë. Pavarësisht faktit që bëhet fjalë për një çështje me interes të veçantë për opinionin, redaksia nuk e ka “hedhur ujkun në përrua”. Në pak rreshta tekst, autori ka tentuar të informojë diçka vetëm përmes disa fotografive, një veprim i mirë ky, por jo i plotë. Në rastet kur kemi të bëjmë me lajme që prekin ngushtë interesat publike, gjëja e parë që gazetari duhet të bëjë pasi të ketë siguruar informacionin është që të sigurojë qëndrimin e organeve kompetente. Kompetentët në këso raste janë pala e dytë, e cila është më se e nevojshme për të raportuar në mënyrë të balancuar. Ky tekst nuk përfshin palën tjetër dhe si i tillë padyshim se është i njëanshëm.

Maqedonia në tërësi ka probleme të mëdha me mbeturinat, e si argument për këtë janë edhe fotografitë që çdo ditë i publikojmë nga vendbanime të ndryshme, shkruan Telegrafi Maqedoni.

shishet-e-plastikes-e-sulmojne-liqenin-e-dibres-screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Shishet e plastikës e ”sulmojnë” liqenin e Dibrës
Data dhe koha e publikimit: 17.11.2016
Data e recensionit: 18.11.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Në tekst nuk thuhet nëse redaksia ose autori së paku ka tentuar të kërkojë qëndrimin e Komunës ose Ministrisë së Ekologjisë. Autori është thirrur në disa burime, por duke mos cituar asgjë konkrete. Ky veprim ka bërë që lajmi të jetë vetëm sipërfaqësor dhe aspak përmbajtjesor dhe profesional.

Aktivisti për ambient jetësor në Dibër, Goce Ljubinoski, për Meta e ka shfaqur shqetësimin për shishet e plastikës që e kanë pushtuar liqenin e Dibrës. Në liqen shihen shishe plastike të shpërndara thuajse në tërë sipërfaqen e liqenit, që më herët ishtë krenari për qytetin e Dibrës. Nuk duhet të harrohet fakti se në po të njejtin qytet ekziston edhe një deponi e egër për mbeturina./Telegrafi/

Fotografitë e bashkëngjitura në tekst janë përdorur edhe nëpër media tjetra, gjë që nënkupton se këto fotografi nuk janë prodhim origjinal i redaksisë, me çka, mbi gjitha, dëshmohet se gazetari nuk ka inspektuar terrenin. Për të mos përfunduar me kaq, nuk ka burim të cituar se nga cili burim ose medium janë siguruar këto fotografi. Nëse janë siguruar nga një qytetar, i cili dëshiron të mbetet anonim e që është i njohur për redaksinë, kjo duhet të potencohet.

Teksti si i tillë është i lënë në gjysmë dhe me satirë të aplikuar në vend jo të duhur. Mungon edhe një palë shumë e rëndësishme në tekst, qytetarët. Anketimi i tyre do të plotësonte edhe më tepër tekstin dhe do të ishte i orientuar më tepër nga interesi publik. Në këtë mënyrë si ka filluar dhe përfunduar artikulli, mund të konstatohet se nuk kemi të bëjmë me lajm, por me denoncim. Kjo pasi që lajmi ka strukturë, burime, citate dhe sfond. Të gjitha këto elemente i mungojnë këtij artikulli që të cilësohet si një artikull profesional.

 


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button