Ballë i gjerë? Këto janë krehjet që do ju zgjidhin “problemin”
Ka shumë teknika me të cilat femrat mund të korrigjojnë “problemet” e vogla që kanë në fytyrën e tyre. Duke filluar që nga makijazhi e deri tek teknikat më të fundit, si përshembull contouring. Por këto nuk janë zgjidhjet e vetme.
Ka edhe disa sekrete në ngjyrën, krehjen dhe prerjen e flokëve që mund të mbulojnë ballin e gjerë. Kështu shumë femra kanë rigjetur vetëvlerësimin e tyre.
Duke u përqëndruar vetëm në stilimin e flokëve, më poshtë do të gjeni disa krehje që mund të mbulojnë “problemin” dhe t’ju tregojnë bukur.
Baluke në të gjitha gjatësitë
Vijë e flokëve në anë, për të mbluar një pjesë të ballit
Baluke e pjerrët për të gjitha gjatësitë e flokëve
Baluke të zhdrejta që mbulojnë bukur ballin