FMN-ja kërkoi nga Kosova t’i ulë shpenzimet për veteranët e luftës

Në Kosovë duhet të ulet numri i veteranëve dhe invalidëve të luftës që aktualisht është dhe do të shpenzohen 2 miliardë euro për 20 vjetët e ardhshme, apo 100 milionë euro në vit, transmeton Telegrafi.

Kështu tha sot përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën Zhak Miniane në një konferencë për media që u mbajt së bashku me ministrin e Financave Avdullah Hoti dhe përfaqësues nga BQK-ja.

Miniane tha se Qeveria e Kosovës duhet sa më parë që të formojë një komision për rishikimin e listave të veteranëve i cili duhet të jetë i respektueshëm dhe i paanshëm.

Po ashtu tha se gjatë javëve të ardhshme do të takohen me përfaqësues të veteranëve në mënyrë që t’iu sigurohet atyre se ata që e meritojnë do t’i marrin pensionet e tyre ndërsa ata që se meritojnë nuk do të përfshihen në këto paga.

“Me numrin e veteranëve që i kemi sot, me numrin e invalidëve të luftës që i kemi sot , Kosova do të shpenzojë më shumë se 2 miliardë euro për gjatë 20 viteve të ardhshme. Kosova nuk mund t’i përballojë 2 miliardë euro për këto skema. Mendoni për gjithë ato shkolla që nuk do të ndërtohen me këto para, mendoni për gjitha rrugët dhe spitalet që nuk do të ndërtohen me këto para….Kjo çon në atë se shumë veteranë tanimë nuk do të kërkojnë punë, nuk do ta mbajnë punën dhe nuk do të deklarojnë të ardhurat e tyre si duhet për ta mbajtur këtë pension. Qeveria tani është zotuar në një reformë të këtyre skemave. Do të jetë një reformë në riklasifikimin e veteranëve të luftës, bazuar në kontributet e tyre që i kanë dhënë gjatë luftës dhe do t’i përshtatë përfitimet në përputhje me kontributin”, tha Miniane.

Gjatë kësaj konference FMN-ja ka vlerësuar përparime në fushën e prokurimit publik, bankat janë likuide dhe profitabile. Po ashtu sipas FMN-së ka përparime edhe në fushën e zbatimit të kontratave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button