Deklarata e ambasadoreve të BE-së: Zgjedhjet mundësi për fillim të ri për Maqedoninë

Zgjedhjet e 11 dhjetorit janë një mundësi që shteti të bëj një fillim të ri, të mundohet për qëllimet e veta strategjike dhe të kthehet në rrugën drejt integrimeve evropiane, thuhet në deklaratën e përbashkët të ambasadorëve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në Shkup.

“ I inkurajojmë liderët e partive politike që përmes procesit zgjedhor ta tregojnë përkushtimin e tyre për vlerat demokratike dhe qeverisjen e së drejtës, si dhe të tregojnë gadishmëri për zgjidhjen e të gjitha sfidave në shtet. Kjo do të ishte një indikator shumë i rëndësishëm për respektimin e vlerave demokratike”- thuhet në deklaratë.

Ambasadorët e shteteve antare të BE-së u bëjnë thirrje lidërëve politik dhe anëtarëve të partive që zgjedhjet t’i realizojnë pa dhunë dhe frikësim të opinionit dhe në këtë mënyrë nuk do të përkeqësohen raportet ndëretnike.

Vetëm një kampanjë fer dhe zgjedhje të besueshme, të cilat do të vërtetohen nga vëzhgues ndërkombëtar, do t’i jepte qeverisë së re mandat të fuqishëm, thuhet në deklaratë. Prioriteti kryesorë, thonë ambasadorët, do të jetë angazhimi i aktorëve politik në implementimn e të gjitha elementeve nga procesi në Përzhinë, dhe posaqrisht të përkushtohen për reforma urgjente.

Në fund ata thonë se Bashkimi Evropian do të vazhdojë t’i përkrah proceset demokratike dhe reformat që do ta kthejnë vendin drejt rrugës së euro integrimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button