Putin: Rusia është duke punuar për zhvillimin e armëve të reja

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se vendi i tij po punon në zhvillimin e armëve të reja për të siguruar ekulibrin strategjik, raporton Anadolu Agency (AA).

Putini duke folur para liderëve ushtarak dhe prodhuesve të armëve të premten në Sochi theksoi se Rusia, si dhe kombet e tjera, punojnë në nivelin më të lartë për zhvillimin e teknologjisë së armëve, duke përfshirë armët lazerike, hipersonike dhe robotike.

Putin nuk përmendi programet konkrete të armatimit, por zyrtarët ushtarakë theksuan se Rusia po zhvillon kokë bërthamore për raketat e saj balistike, të cilat do të jenë në gjendje që në manovra të ashpra, rrugës drejt objektivit, të shmangin mbrojtjen armiqësore.

Kremlini vazhdoi modernizimin gjithëpërfshirës të industrisë ushtarake madje edhe kur ekonomia ruse hyri në recesion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button