Pse po e dërgojnë vdekjen e Astritit drejt një enigme

Rasti i Astrit Deharit i cili u privua nga e drejta e jetës, në rrethana ende të pa njohura, në burgun e Prizrenit, ka filluar të shkoi drejt një enigme , ku dikush me qellim po i zvarrit hetimet, vetëm e vetëm që të mbuloj të vërtetën. Kryesin të gjithë e dine, se gishti është drejtuar nga pushteti, sepse sikur të ishte në liri, ai sot do të ishte edhe fizikisht më ne, mirëpo i montuan një raste duke e akuzuar për vepra terroriste, pa asnjë prove, duke e dërguar ne qendrën e paraburgimit në Prizren.

Ky vend u be i rrezikshëm për të jetuar, ku po përndjekjen ata që mendonin ndryshe, burgosesh për bindje politike, vritesh ose vetëvritesh, s’ka rendësi, nuk mbanë përgjegjësi as një sekondë askush nga pushteti, askush nga institucionet, thua se s’ka ndodhur asgjë. Po sikur të ndodhte një gjë e tillë në ndonjë vend në Evropë, do të binte e terë qeveria, mirë po tek ne as gardianet, që ishin në punë atë ditë, nuk u larguan nga puna.

Jemi futur në një qorr sokak, ku në një demokraci të re sundonin komunistët, ashtu si dikur regjimi i Miloshoviqit montonte raste politike, i burgoste bijtë e kësaj toke dhe na i kthenin në arkivol, ashtu po ndodh edhe tani, duke u përsëritur e kaluara, por tash jo nga Serbia por nga burgjet tona.

Pushteti është mesuar ta fsheh të vërtetën siç ishte rasti i Elvis Pistes, ku vrasja e tij shkoi drejt një enigme, pak fushat ditët e vrasjes dhe u harrua, edhe për rastin e Astritit po doni me vepruar ashtu, ku familja ende s’ka një vendim zyrtar as për vdekjen e vëllait të tij Arbnorit, i cili kishte ra nga një objekt në Prishtine, par dy vitëve.

Familja Dehari tregon së djali i tyre për 67 ditë në paraburgim, asnjë herë nuk u mor në pyetje, për veprat që ishte akuzuar, dhe kërkon llogari për djalin e tyre.

Republika e Kosovës humbi shumë me rastin e Astrit Deharit, sepse humbi një student të mirë, një mjekë të mirë, një politikan të mirë, një njëri të arsimuar e gjithë si pasoj e njerëzve të pa ndërgjegjëshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button