Itali, dëmet materiale nga tërmeti arrijnë shifrën në 7 miliardë euro

Kostoja financiare e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti që goditi pjesën qendrore të Italisë në muajin gusht ka arrin shifrën në 7 miliardë euro, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA është llogaritur shuma financiare të cilën e shkaktoi tërmetiti me fuqi prej 6 ballësh sipas shkallës së Rihterit që goditi pjesën qendrore të Italisë në qytezat Amatrice dhe Accumoli më 24 gusht të këtij viti.

Në media u bë e ditur se autoritetet italiane dje kanë prezantuar raportin me qëllim të përfitimit nga fondi për solidarizim të BE-së. Në raport u tha se dëmi i shkaktuar nga tërmeti arrin shifrën në 7 miliardë euro.

Nga ana tjetër numrit të të vdekurve një ditë më parë iu shtua edhe një person kështu që numri totali i personave që humbën jetën u rrit në 299 persona. Tërmeti më së shumti ka goditur qytezën Amatrice.

Dje ka vdekur një gura 74 vjeçare e cila u hoq nga rrënojat e Hotelit Roma.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button