Australia ndërmerr masa kundër anijeve me emigrantë

Kryeministri i Australisë Malcom Turnbull bëri të ditur se me qëllim të rritjes së sigurisë kufitare dhe parandalimin e hyrjes në vend të anijeve të emigrantëve do të blejë 12 anije anti-nëndetëse P-8A dhe avionë anti-sipërfaqësor në vlerë prej 3.8 miliardë dollarësh, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri Turnbull i cili në rrjetet sociale ka shpërndarë një status me titullin “Sigurim i fortë, kufij të sigurtë” ka bërë të ditur se kanë marrë avionin e parë nga gjithsej 12 avionët të cilët do të bëhen pjesë e forcave të armatosura ajrore të Australisë.

Turnbull në lidhje me marrjen e avionëve të cilët prodhohen nga Boeing tha se “Do të kenë një rol vital në marrjen nën kontroll të kufijve të Australisë, në përforcimin e aftësive mbikëqyrëse detare si dhe në luftën kundër tregtisë me njerëz”.

Qeveria e Australisë arreston refugjatët të cilat arrijnë në vend nëpërmjet anijeve të vogla dhe i dërgon në kampin Manus dhe Nauru. Qeveria shpesh herë ka deklaruar që refugjatët e arrestuar asnjëherë nuk do të pranohen në Australi.

Javën e kaluar është miratuar projekt-ligji me të cilin këtyre njerëzve u ndalohet hyrja në Australi për gjithë jetën. Mirëpo për aplikimin dhe zbatimin e këtij projekt-ligji i njëjti duhet të miratohet edhe nga Senati.

Kryeministri Turnbull deklaroi se është duke bërë përpjeke për vendosjen në një vend të tretë refugjatët të cilat mbahen në paraburgim në qendrat në fjalë. Ai tha se kanë arritur marrëveshje për vendosjen e refugjatëve nga kampi Manus dhe Nauru në SHBA.

Në ditët në vijim do të qartësohet marrëveshja me SHBA-të në lidhje me atë nëse marrëveshja i përfshin të gjithë refugjatët apo vetëm një pjesë prej tyre.

Në qendrat e refugjatëve në Manus dhe Nauru është regjistruar një numër i madh i sulmeve, përdhunimeve, abuzimeve dhe vetëvrasjeve. Janë organizuar një numër i madh i protestave me qëllim që kjo qendër të mbyllet dhe refugjatët të sillen në Australi.

Australia që prej qershorit të vitit 2014 është duke zhvilluar një kontroll intensiv. Si pasojë e kësaj ajo ka rikthyer në Indonezi rreth 29 anije me refugjatë. Qeveria po përpiqet që nëpërmjet kontrollit ujor dhe ajror të pengojë hyrjen e anijeve me emigrantë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button