Gratë afgane i marrin armët kundër talibanëve

Një lidere e milicisë së re, të përbërë nga femrat në pjesën veriore të Afganistanit, thotë se dhjetëra vullnetare i janë bashkuar luftës, të inspiruara nga disa gra, që aktualisht i morën armët për t’u mbrojtur kundër sulmeve të talibanëve në komunitetin e tyre, transmeton REL.

Femrat në rajonin Darz-Ab, në provincën Jovzjan, fillimisht kanë luftuar së bashku me forcat lokale për parandalimin e militantëve kundër qeverisë, që ta marrin kontrollin në fshatin Shahtot, në fund të muajit tetor.

Por, radhët e tyre janë shtuar në më se 45 femra, thonë banorët lokalë, ndërsa shumica e tyre kanë shitur bagëti për të blerë armë.

Gruaja e një oficeri lokal të policisë, Zarina, 53 vjeçare, e cila është komandante e femrave luftëtare, tha se ajo dhe gratë e tjera nuk kishin zgjidhje tjetër.

“Numri i personelit të policisë ishte shumë i vogël, prandaj ne është dashur t’i marrim armët së bashku me burrat tanë”, i tha Zarmina redaksisë për Afganistanin të Radios Evropa e Lirë.

Guvernatori i provincës, Darz-Ab, Ramatullah Hashar, tha se zyrtarët lokalë, liderët fisnorë dhe fshatarët, e kanë mbajtur një ceremoni për të treguar mbështetje për nismën e grave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button