Londër, alarm për “pako të dyshimtë” në ndërtesën ku ndodhet stafi i dy gazetave

Policia britanike në Londër për shkak të një alarmi për një pako të dyshimtë ka evakuuar një pjesë të ndërtesës ku brenda saj ndodhen edhe dy gazeta, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve që policia britanike ka dhënë për gazetarin e AA-së, mësohet se në orët e drekës është marrë një denoncim për pako të dyshimtë në ndërtesën Northcliffe House, në lagjen Kensington të Londrës, ku brenda saj ndodhen gazetat “The Daily Mail” dhe “Metro”.

Policia duke vënë në dukje se në kuadër të masave të sigurisë janë evakuuar punonjësit në një pjesë të ndërtesës, ka theksuar se pas inspektimeve është kuptuar se pakoja në fjalë nuk përbënte rrezik.

Ndërsa Baz Bamigboy një prej gazetarëve të gazetës “The Daily Mail” kishte dërguar një Tweet me shprehjen se “policia pas një gjetjes së një pakoje me ‘pluhur të bardhë‘ po evakuon pjesën ku ndodhen redaktorët e gazetës “Daily Mail”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button