Xho Bajden e njoftoi trashëgimtarin Majk Pens me prioritetet e tij në punë

Nënpresidenti amerikan Xhozef Bajden dje në Uashington u takua me “trashëgimtarin” e tij Majk Pens, i cili u zgjodh nënpresident në tandemin e Donald Tramp, dhe e njoftoi me detyrat prioritare në punën e tij.

Bajden posaçërisht i përmendi marrëdhëniet me NATO-n dhe me Evropën Lindore, informoi pres-shërbimi i Shtëpisë së Bardhë, i cituar nga TASS.

Demokrati Bajden para republikanit Pens i potencoi “detyrat kyçe” të nënpresidentit të SHBA-së dhe me të shqyrtoi “një varg të dosjeve konkrete politike”, mbi të cilët ai e ka koncentruar vëmendjen e tij viteve të fundit”. Këto dosje i përfshijnë NATO-n dhe Evropën Lindore, ndërsa edhe puna e tij e përforcimit të klasës së mesme në SHBA. Nuk theksohen hollësi nga fjalimi i tij.

Bajden i ka premtuar Pensit dorëzim të lehtë të pushtetit dhe e ka ftuar mysafir, së bashku me familjen, në rezidencën e tij në territorin e observatorit të forcave ushtarako-detare amerikane në Uashington.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button