Obama kërkon nga Kongresi edhe 11,6 miliardë dollarë në buxhetin për operacione ushtarake në vendet e huaja

Presidenti amerikan në largim Barak Obama kërkoi dje nga liderët e Kongresit që t’i jepet buxhet shtesë në vlerë prej 11,6 miliardë dollarësh për ndihmë për trajnimin e forcave afgane të sigurisë, për veprimet kundër SHI-së, si dhe për financimin e numrit më të madh të ushtarëve në vendet e huaja, njofton TASS.

Në kërkesë vërehet, se Obama kërkon që ligjvënësit të bëjnë ndryshime në buxhetin federal për vitin e ardhshëm financiar, i cili ka filluar më 1 tetor të vitit 2017, me qëllim që të rriten financat, të parashikuara për “kryerje të operacioneve në vendet e huaja”.

Ai parashikon që  për operacione ushtarake në Afganistan, Siri dhe Irak të akordohen 5,8 miliardë dollarë.

E njëjta shumë ai kërkon që të dedikohet edhe për plotësim të buxhetit të Departamentit të Shtetit dhe Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar, e cila hyn në strukturën e tij. Kjo shumë do të përdoret, si për qëllime të tjera, ashtu edhe për rritjen e sigurisë së ambasadave, ndërsa gjithashtu edhe për dhënie të ndihmës së popullatës nga këto rajone në Irak dhe Siri, prej ku janë dëbuar xhihadistët e SHI-së dhe ekstremistëve të tjerë.

Kështu, sipas Obamës, nëse merren parasysh kërkesat dhe nëse miratohen, financimi i “operacioneve të jashtëzakonshme në vendet e huaja” në vitin financiar 2017 do të rritet në 85,3 miliardë dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button