Zbulohen tunelet e DEASH-it në Bashika të Irakut

Në lagjen Bashika të Mosulit i cili është marrë nën kontroll nga forcat Peshmerga të lidhura me Qeverinë Rajonale Kurde të Irakut, kanë nisur të zbulohen tunelet e organizatës terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).

Bashika e cila kryesisht është e banuar nga popullata e krishterë dhe komuniteti Jezidi ndodhet 20 kilometra nga qendra e Mosulit që prej 27 muajsh ishte nën kontrollin e DEASH-it. Është zbuluar se terroristët në qendër të lagjes e cila është plotësisht e pastruar nga civilët kanë gërmuar tunele poshtë shtëpive për t’u mbrojtur nga avionët luftarakë të forcave të koalicionit ndërkombëtar.

Forcat Peshmerga kanë zbuluar një tunel 200 metra të gjatë dhe 1.5 metra të lartë në lagjen Rabia në jug të qendrës së rajonit.

Forcat Peshmerga në rajon për tunelin në fjalë kanë theksuar se ai kalon nën shumë ndërtesa strategjike dhe të larta dhe se ndahet në degëzime. Gjithashtu në tunel janë zbuluar vende të veçanta për fjetje të ndriçuara me linjë elektrike dhe ushqime të shumta të ruajtura nga pjesëtarët e DEASH-it të cilët dëshironin të mbrohen nga sulmet ajrore.

Gjithashtu është transmetuar se militantët e DEASH-it pasi sulmonin forcat e sigurisë nga pjesët e sipërme të ndërtesave të ndryshme kanë përdorur këto tunele në fjalë ose i kanë përdorur për t’u strehuar në ndërtesa të tjera.

Pavarësisht se Bashika është marrë plotësisht nën kontroll, për shkak të tuneleve të cilat nuk janë zbuluar ende se ku ndodhen herë herë militantët sulmojnë Peshmergët dhe më pas fshihen ku dhe për shkak të kësaj herë pas herë ndodhin përleshje të armatosura në mes të rrugëve.

Bashika ishte e fundit që DEASH-i kishte nën kontroll në lindje të Mosulit. Pas marrjes nën kontroll të këtij rajoni është eliminuar kërcënimi i organizatës mbi pjesën lindore të qytetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button