Saakashvili do të japë dorëheqje nga detyra e tij si guvernator i Odesës

Ish-presidenti i Gjeorgjisë Mikheil Saakashvili bëri të ditur se do të japë dorëheqje nga detyra e tij si guvernator i Odesës në Ukrainë, raporton Anadolu Agency (AA).

Saakashvili në deklaratën e tij tha se në Ukrainë nuk luftohet kundër korrupsionit ashtu si duhet. “Vendosa që të japë dorëheqje. Në luftën time filloi një fazë e re. Nuk do të dorëzohem, nuk do të lodhem”, tha ai.

Saakashvili i cili ishte ftuar në vend nga presidenti ukrainas Petro Poroshenko dhe të cilit i ishte dhënë shtetësia ukrainase në maj të vitit të kaluar ishte emëruar si guvernator i Odesës.

Saakashvili mori pjesë në platformën të emërtuar si Forumi për luftë kundër korrupsionit. Në fjalimet e bëra në kuadër të forumit në qytetet e ndryshme ai akuzoi qeverinë aktuale se është partner i korrupsionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button