OKB: DEASH-i mund të transferojë 1600 pengjet civile nga Iraku në Siri

Përfaqësuesit e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) kanë shprehur shqetësimin e tyre për mundësinë që DEASH-i të transferojë 1600 civilët e marrë peng në Hammam al-Alila të Irakut në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), Ravina Shamdasani tha se informacionet e marra nga Tal Afara flasin se DEASH-i ka marrë peng 400 femra nga grupe të ndryshme etnike.

Raportet flasin se organizata e lartpërmendur terroriste detyron fëmijët të moshës 9-10 vjeçare në Mosul të luftojë në radhët e tyre.

Shamdasani vuri në dukje se kanë marrë informacione të ndryshme të cilat flasin se DEASH-i ka filluar të ekzekutojë dezertorët dhe se më 31 tetor ka vrarë rreth 50 të tillë.

Ajo shtoi më tej se nga burime të besueshme kanë marrë informacion se anëtarët e DEASH-it më 2 nëntor në Kokjelij, në lindje të Mosulit, kanë vrarë 180 civilë.

Përveç kësaj, është e mundur të jenë vrarë rreth 200 civilë në Mosul.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button