CBS: Janë të mundura sulme të Al Kaedës në SHBA-së një ditë para zgjedhjeve

Zbuluesit amerikanë i kanë paralajmëruar autoritetet në Nju-Jork, Teksas dhe Virxhinia se është e mundur që pjesëtarë të Al Kaedës të kryejnë sulme terroriste të hënën, një ditë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA të caktuara më 8 nëntor, njofton televizioni CBS, duke iu referuar burimeve anonime të sigurisë.

Sipas televizionit, në paralajmërim nuk janë theksuar lokalitetet konkrete, të cilat mund të jenë shënjestra të sulmeve, por agjencitë e inteligjencës tashmë i kanë alarmuar shërbimet e sigurisë për kërcënime eventuale.

“Byroja federale hulumtuese (FBI) në bashkëpunim me kolegët e shërbimeve federale, shtetërore dhe lokale, shkëmben informacione dhe i vlerëson në bazë ditore. Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me partnerët në policitë lokale dhe shërbimet zbuluese, që të indentifikojmë dhe pengojmë kërcënime eventuale potenciale rreth sigurisë publike”, deklaroi për CBS një përfaqësues i lartë zyrtar i FBI-së, i cili ka kërkuar anonimitet.

Ministria amerikane e Punëve të Brendshme refuzoi që t’i komentojë konstatimet e CBS.
Nga ana tjetër, përfaqësus të shteteve federale Ohajo, Pensilvania, Arizona, Viskonsin dhe Florida kanë komunikuar se për sigurimin e zgjedhjeve do të angazhiohen numër i njëjrë i pjesëtarëve të forcave të sigurisë, si dhe në votimin në vitin 2012.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button