PDSH i konfirmoi listat për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare

Asamblea qendrore e PDSH-së në mbledhjen e sotme në Këshillin e komunës së Tetovës i konfirmoi listat e deputetëve për zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare, njofton MIA.

Sipas këtij vendimi, bartës i listës në Njësinë zgjedhore 1 do të jetë Idriz Orana, në Njësinë zgjedhore 2 Orhan Ibraimi, Sami Rushiti do të jetë bartës i Listës në njësinë zgjedhore 3, në Njësinë zgjedhore 5 bartës është Ardian Huseini, derisa kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi do të jetë bartës i listës për deputet në Njësinë zgjedhore 6.

“Asamblea qendrore e PDSH-së si organ më i lartë i partisë mes dy kongreseve dhe sipas statusit, i konfirmoi listat për pesë njësi zgjedhore në shtet me bartësit e tyre”, deklaroi zëdhënësi i PDSH-së Bekim Fazliu.

Ai potencoi se në mbledhjen e sotme të Asamblesë qendrore nuk ka pasur pika tjera për debat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button