FBI rihap hetimin ndaj Clintonit për emailat

Byroja Federale e Hetimit (FBI) ka bërë të ditur këtë të premte se do të rihapë hetimin mbi përdorimin e një serveri privat emaili nga Hillary Clinton, gjatë kohës që ajo ka qenë në postin e Sekretares amerikane të Shtetit, pas zbulimit të mesazheve të reja.

Lajmi konfirmohet pas letrës së shkruar nga drejtori i FBI-së, James Comey, drejtuar Komitetit të Gjyqësorit në Senat.

“Në lidhje me një çështje të ndryshme nga ajo që është hetuar më parë, FBI-ja ka mësuar ekzistencën e ‘e-mail’-eve, që janë subjekt për një hetim të mundshëm”, shkruan Comey, transmeton TCh.

“E pranoj se FBI-ja duhej të kishte ndërmarrë hapat e duhur investigativë, të cilat do t’u lejonin hetuesve të rishikonin këto ‘e-mail’-e për të përcaktuar nëse përmbajnë informacion të klasifikuar apo jo, si dhe për të vlerësuar rëndësinë e hetimit tonë”, thuhet në letrën e Comeyt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button