RDK-ja, Bejta ka bërë fryrjen artificiale të çmimeve të punëve ndërtimore

RDK-ja i konsideron si shpifje akuzat e hedhura sot nga ana e shefit të kabinetit të Nevzat Bjtës, ndaj kryetarit të RDK-së, Rufi Osmanit. Duke i demantuar akuzat, RDK-ja njëkohësisht, vazhdon me denoncimin e keqpërdorimeve të kryera nga Komuna e Gostivarit.

Për  keqpërdorime, dëme të shumta financiare dhe shkelje të vazhdueshme të ligjeve në fuqi, nga ana e Komunës së Gostivarit,  RDK-ja, do informon policinë financiare, prokurorin publike, komisionin antikorrupsion dhe ambasadat e huaja.  

“Në vitin 2011 kryetari Rufi Osmani ngiti 8 aktpadi penale ndaj Nevzat Bejtes për keqpërdorime te rënda të detyrës dhe për dëmin e madh financiar prej 4.5 milion euro ndaj buxhetit të komunës së Gostivarit në mandatin 2005-2009, mirëpo deri më sot prokuroria hesht për këtë krim të rëndë financiar”, thotë RDK-ja.  

Në vazhdën e denoncimeve RDK-ja, thotë se “Nevzat Bejta, ka bë skandal të madh me fryrjen artificiale te çmimeve të punëve ndërtimore për mesatarisht 26% në krahasim me vitin 2012 me të cilin veprim ka dëmtuar buxhetin e Komunës së Gostivarit për 230 mijë euro”. 

“Skandali me kreditin e KFË bankës dhe ndërmarrjes publike. Janë keqpërdor punëtorët fizik të NPK të cilët kanë punuar për firmën private ,,Reka Projekt, gjatë orarit të punës, ndërsa rrogat kanë marr nga ndërmarrja publike si dhe orë shtesë, dhe njëkohësisht është bërë dëm financiar prej 5.500 euro vetëm për rroga pa numëruar dëmin që kane përdor gjithë makinerinë NPK për përfitime private të Reka projekt . Firma Reka projekt është pronësi e drejtorit të NPK”, thotë RDK-ja.

Lajme të ngjashme

Back to top button