Hapet Panairi i dytë për studime dhe turizëm “Mirë se erdhe në Francë!”

Njoftimi me mundësitë për të studiuar në institucionet arsimore më me renome në Francë, por edhe për zbulimin turistik të Francës është qëllimi i Panairit të dytë me radhë për studime dhe turizëm “Mirë se erdhe në Francë!”, që sot e organizoi Instituti francez në Shkup dhe Biblioteka nacionale dhe universitare “Shën Klimenti i Ohrit”, shkruan MIA.

Në hapjen e manifestimit fjalim mbajti ambasadori i Francës në RM, Kristian Tiomonie, i cili theksoi se panairi paraqet derë të hypur drejt Francës.

“Në kuadër të karrierës sime asnjëherë nuk kam takuar dike që ka kujtime të këqija nga studimi në Francë. Mund të thuhet se disa gjëra u kanë pëlqyer më shumë, disa më pak, por në përgjithësi askush nuk ka ndonjë kujtim të keq. Mu për këto arsye Franca mbetet vendi i tretë për pranimin e numrit të studentëve jashtë vendit dhe ky është rast për të gjithë studentët të cilët vijnë në Francë të bëjnë rrjet të miqve jo vetëm në Francë por edhe në mbarë botën”, theksoi ambasadori Timonie.

Krahas Parisit si qendër e madhe universitare, ai theksoi se mundësi të shkëlqyera për studim ekzistojnë edhe në qytetet e tjera të mëdha në brendi të vendit ku cilësia e jetës për studentët nga aspekti ekonomik është larg të së volitshmes.

Timonie e nënvizoi edhe rolin e ish-studentëve të cilët sot kanë pozita të larta në Maqedoni dhe në Francë dhe kontribuojnë për zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Sot u promovua edhe platforma “Frans Alumni Maqedoni”, për personat të cilët kanë studiuar në Francë si mundësi për rrjetimin dhe afrimin e tyre.

Krahas informacioneve për studime në Francë, vizitorët në panair mund të njoftohen edhe me potencialin turistik të Francës si destinacion turistik botëror përmes prezentimit të rajoneve Korzika, Normandia dhe Alzas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button