GS1 për njohjen e tekstilit të Maqedonisë në botë

Që të njihen në tregun botëror dhe në rrjetin global distributiv, kompanitë e tekstilit të Maqedonisë duhet ta vendosin GS1 standardin i cili nuk nënkupton vetëm identifikim universal të prodhimeve, në çdo vend, por edhe mundësi për bashkëpunim të papenguar me partnerët e huaj në të gjitha nivelet, punë më të mirë, shpenzime më të vogla, produktivitet më të madh, efikasitet, shitje, eksport dhe furnizime optimale, njofton MIA.

Kjo u theksua para prezantimit të sotëm “Me GS1 standardet deri te rritja e konkurrencës së industrisë të tekstilit të Maqedonisë” në Odën ekonomike, në të cilën përvoja nga zbatimi i GS1 dhe nga vendosja e teknologjive të reja inovative teknologjike këmbeu ekspertit gjerman Markus Miler.

“GS1, e njohur edhe si ‘gjuha globale e biznesit’ nuk do të thotë vetëm mbrojtje nga falsifikimi, por edhe përforcim i markës ose praktikisht, përgatitje e kompanive të Maqedonisë për tregun e jashtëm i cili është i pamëshirshëm”, theksoi Sllagjana Milutinoviq nga GS1 Maqedoni.

Sipas saj, tregtia moderne sot nuk mund të imagjinohet pa bar kod, gjegjësisht pa identifikim të prodhimeve. Njohja e tillë universale është e domosdoshme që të jetë pjesë nga rrejti distributiv botëror.

Shitja on-line, shtoi Milutinoviq, në mënyrë shtesë e imponon nevojën nga zbatimi i standardit GS1.

Analizat e GS1 Maqedoni tregojnë se një numër shumë i vogël nga firmat vendore të tekstilit e kanë vendosur këtë standard. Lidhur me GS1 kryesojnë industria ushqimore dhe industria për konsum të gjerë.

Në tetë muajt e parë të këtij viti industria e tekstilit realizoi 400 milionë dollarë eksport ose 12.7 për qind nga i përgjithshmi në nivel shtetëror.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button