KB-ja e kritikoi evakuimin e pasuksesshëm të civilëve nga Alepo

Kombet e Bashkuara për operacionin e pasuksesshëm për evakuimin e të sëmurëve dhe të plagosurve nga pjesa lindore e Alepos i akuzoi grupet e armatosura,Qeverinë siriane dhe autoritete lokale.

Në kumtesën e zëvendës-sekretarit të përgjithshëm për çështje humanitare Stiven O’Brajan theksohet se bashkëpunëtorët e KB-së dhe partnerët ishin të gatshëm për t’i evakuuar njerëzit, por nuk kishin kufi të sigurt.

“Evakuimi nuk realizohet për shkak të faktorëve të ndryshëm, duke i përfshirë edhe lejet e ngadalshme nga autoritetet lokale, pastaj kushtet e vendosura në grupet e armatosura, si dhe Qeverinë siriane e cila nuk dorëzoi materiale mjekësore dhe nuk dha ndihmë tjetër në pjesën lindore të Alepos”, theksoi O’Brajan.

Në evakuimin e civilëve nga pjesët lindore të Alepos që kryhet nëpër gjashtë korridore humanitare, janë të hapura pika në të cilat ndahet ushqim dhe ndihmë e parë mjekësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button