Athinë: 57% e grekëve kundërshtojnë vendi të mbajë emrin Maqedoni

Qytetarët e Greqisë nuk pajtohen asesi që vendi të mbajë emrin republika e Maqedonisë.

Duke e analizuar diskursin e marrëdhënieve në mes dy shteteve Fondacioni për Politika të jashtme Eliamep ka anketuar 1000 qytetarë në lidhje me pyetjen rreth emrit të Maqedonisë.

Anketa ka rezultuar se 28% e të anketuarve janë pajtuar që në emër të jetë referenca Maqedoni, përkrah të ndonjë reference tjetër.

57% e të anketuarve nuk pajtohen asesi që në emrin e fqinjit të tyre të figurojë emri Maqedoni. 10% e qytetarëve të anketuar do të pranonin Maqedoninë me emrin e tanishëm.

5% janë përgjigjur se nuk e dinë ose nuk duan të prononcohen. Kjo anketë bëhet në vigjilje të ri-fillimit të bisedimeve në mes Maqedonisë dhe Greqisë lidhur me gjetjen e një zgjidhe të pranueshme për të dy palët për emrin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button