Jeta nëntokë në malin Turkmen (FOTO)

Në malin Turkmen (Türkmendağı) në Siri i cili është pre e sulmeve intensive dhe që ndiqet 24 orë nga mjetet ajrore pa pilot (dronët), jeta kalon pothuajse tërësisht nëntokë, raporton Anaadolu Agency (AA).

Opozitarët të cilët kanë humbur një pjesë të madhe të territoreve në malin Trukmen si pasojë e sulmeve të forcave të regjimit të mbështetura nga Rusia mbesin të detyruar të ndryshojnë mënyrën e jetesës përballë sulmeve në rritje.

Sirianët në rajonet që mund të qëllohen në shumë pika nga regjimi dhe të cilët vrojtohen ditën dhe natën me mjetet ajrore pa pilot (dronë) nuk ndryshojnë vendet e tyre pa qenë të detyruar. Turkmenët e bllokuar në 5 fshatra në afërsi të kufirit me Turqinë dhe të cilët për udhëtim zgjedhin orët e natës lëvizin duke mbajtur të fikur dritat e automjeteve.

Gjithashtu opozitarët për shkak se shumë udhë lidhëse vrojtohen nga ushtarët e regjimit, përpiqen që të mundësojnë lëvizshmërinë nëpërmjet fshatrave duke hapur udhë të reja pas kodrave.

Banorët teksa preferojnë kodrat e pjerrëta dhe ambientet me pemë për të ngritur çadrat, pranë çadrave gërmojnë një tunel nëntokë për tu fshehur në momentet e sulmit. Turkemenët të cilën vendosen në strehimoret nëntokë në momentet e sulmit, ndonjëherë ata qëndrojnë gjatë gjithë ditës në këto strehimore.

Jeta nëntokë në malin Turkmen

– “Çdo gjë që lëviz qëllohet”

Një nga komandantët në terren i divizionit 2 bregdetar të lidhur me forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane, Ebu Furkan në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se kohët e fundit fshatrat janë bombarduar intensivisht.

Duke vënë në dukje se shumë rrugë lidhëse janë në objektivin e regjimit, Furkan u shpreh ndër të tjera se “Nga çdo pikë mbi ne bien raketa. Për këtë arsye të shumtën e ditës e kalojmë nëntokë. Kemi hapur rrugë të reja që njësitë e Asadit të mos vërejnë lëvizjet tona. Sepse çdo gjë që lëviz qëllohet”.

Komandanti turkmen gjithashtu ka vënë në dukje se në rajon ata nuk luftojnë vetëm me regjimin, por edhe me Rusinë dhe Iranin të cilët janë aktivë në rajon. Pasi ka theksuar se në malin Turkmen pothuajse në çdo hap ndodhen strehimore të mëdha dhe të vogla, Furkan ka shtuar se “Qëllojnë spitalet, çadrat, automjetet dhe çdo gjë. Njerëzit ditën dhe natën janë të detyruar të jetojnë nëntokë, nëpër shpella. Krahas Asadit po luftojmë edhe me Rusinë dhe Iranin. Po përpiqemi ti kundërpërgjigjemi me armët e vogla me kallashnikovët që kemi. Edhe sikur e gjithë bota të ndodhet kundër nesh ne do të luftojmë deri në pikën e fundit të gjakut dhe unë shpresoj se të gjithë do të kthehen në shtëpitë e tyre”.

20161022_2_19705533_15273162_web

20161022_2_19705533_15273160_web

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button