Banorët e Halepit protestojnë kundër planit të Rusis për evakuim

Qindra banorë të pjesës veriperëndimore të qytetit të Halepit protestuan të enjten kundër planit rus për evakuimin e banorëve nga pjesët e rrethuar të qytetit, raporton Anadolu Agency (AA).

Protestuesit në lagjen Al-Shear mbanin në duar pankarte të shkruara në gjuhën arabe dhe angleze me porosi se nuk do të braktisin qytetin.

Abu Ahmed tha për AA se bashkë me shumë qytetarë të tjerë refuzojnë të braktisin qytetin. “Ne nuk do të largohemi përkundër bombardimeve të pamëshirshme nga regjimi dhe Rusia”, tha ai.

Rusia shpalli një “pauzë humanitare” në Halep për të enjten dhe të premten, për të lejuar civilët dhe grupet e armatosura të opozitës të largohen nga qyteti për të shkuar në qytetin Idlib që kontrollohet nga opozita.

Të mërkurën, Rusia u bëri thirrje civilëve të largohen nga Halepi, duke paralajmëruar se posa të përfundojë armëpushimi do të rinisë një ofensivë të re.

Që prej 19 shtatorit, kur regjimi i Assadit njoftoi fundin e armëpushimit një javor, kanë humbur jetën qindra civilë si pasojë e sulmeve ruse dhe të regjimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button