OKB-ja reagon ndaj deklaratës së Asadit për Halepin

Përfaqësuesi i posaçëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për Sirinë, Staffan de Mistura, reagoi ndaj propagandës se gjoja civilët të cilët gjenden nën rrethim të regjimit të Bashar Al Assad-it në lindje të Halepit janë duke e braktisur qytetin. Ai tha se “banorët e Halepit nuk dëshirojnë të braktisin qytetin e tyre”, raporton Anadolu Agency (AA).

De Mistura këtë deklaratë e dha në takimin e Grupit punues për Qasja Humanitare të Grupit Ndërkombëtar për Mbështetjen e Sirisë i cili u zhvillua në Gjenevë të Zvicrës.

Pas takimit De Mistura mbajti një konferencë për media në Zyrën e OKB-së në Gjenevë ku tha se kanë mirëpritur vendimin e Rusisë e cila shpalli armëpushim të njëanshëm 11 orësh në ditë në Halep dhe se armëpushimin në fjalë e konsiderojnë si “një vendim të mirë”.

Ai tha se plani i Rusisë është në lidhje me atë që civilët menjëherë të evakuohen nga rajoni për trajtim urgjent mjekësor dhe vuri re se nuk përfshin të gjithë planin e tij.

Sipas planit të tij, Mistura shpjegon se, ka pika siç janë ndalimi i bombardimeve dhe përleshjeve nga të dyja palët, pjesëtarët e Al Nusra-s së bashku me armët e tyre të braktisin qytetin dhe opozitarët të tjerë në rast se dëshirojnë të braktisin Halepin. “Për shkak se Al-Nusra nuk e ka pranuar ende nuk kanë mundur të fillojnë zbatimin e këtij plani”, tha ai.

– “Nuk duan që të bëhen refugjatë”

De Mistura reagoi ndaj pretendimit të Bashar Al Asadit në kanalin zviceran SRF se “Civilët në Halep duan që të braktisin Halepin dhe se në rast të tillë terroristët do t’i vrasin ato ose familjet e tyre”.

“Në lindje të Halepit ka vetëm 5-6 mijë luftëtarë, ndërsa gjenden 275 mijë civilë, 100 mijë prej tyre fëmijë. Ka nevojë vetëm dëgjohet zëri i tyre. Sipas asaj që unë kuptova dhe dëgjova, qytetarët e Halepit nuk duan të braktisin qytetin e tyre. Duan të qëndrojnë në vendin e tyre. Nuk duan që të bëhen refugjatë. Por, dëshirojnë që të ndalohen bombardimet e civilëve”, tha De Mistura.

Ndërsa këshilltari special i De Mistura-s, Jan Egeland tha se civilët në Halep menjëherë duhet të evakuohen nga rajoni për trajtim urgjent mjekësor. Ai tha se ekipet e OKB-së presin dhe janë të gatshëm në Gaziantep për intervenim mjekësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button