Sondazhet pas debatit në SHBA, Klinton fituese me 52%

Debati i tretë dhe i fundit mes kandidatëve presidencialë,Hillary Clinton dhe DonaldTrump filloi pa shtrëngim duarsh mes tyre, një shenjë e acarimit të retorikës së fushatës, transmeton albeu.com.

Temat për të cilat ata debatuan përfshinë gjykatën e lartë, imigracionin dhe ekonominë dhe politikën e jashtme.
Por kush triumfoi në debat?

Në një sondazh të publikuar nga agjencia amerikane e lajmeve “CNN” në bashkëpunim me “ORC”, është e qartë që HillaryKlinton është fituesja.
Sipas sondazhit, 52% e shikuesve të debatit e panë kandidaten demokrate si fituese, kundrejt 39% që votuan për Trump.

Debati i mbëmshëm u shoqërua me akzua e kundërakuza të ashpra mes rivalëve. Kujtojmë se në sondazhet pas debateve Clinton ka rezultuar me epërsi më të madhe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button