Vëllai i Barak Obamës e mbështet Trampin

Gjysmëvëllai i presidentit amerikan Barak Obama deklaroi se do të marrë pjesë në debatet e fundit amerikane për zgjedhjet presidenciale si mysafir i kandidatit të republikanëve Donald Tramp, kumtuan sot mediumet amerikane.

“Donald Tramp më pëlqen, sepse flet nga zemra. Të bëhet Amerika sërish e madhe është sllogan i shkëlqyeshëm. Do të doja ta shoh”, deklaroi Malik Obama për “Njujork Post”.

Malik Obama është i lindur në Kenia, por ka shtetësi amerikane. Që në korrik për herë të parë tha se do të votojë për Trampin. Për Tramp do të votoja edhe pjesërisht, sepse Hilari Klinton është fajtore, sipas tij, për vdekjen e liderit libian Moamer Gadafi, të cilin e kishte mik.

Tramp përmes Tuiterit iu falënderua Malik Obamës për mbështetjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button