DEASH sulm vetëvrasës ndaj pozicionit të Peshmergëve në lindje të Musulit

Pjesëtarët e organizatës terroriste DEASH kanë kryer një sulm vetëvrasës me bombë në fortesën e forcave kurde Peshmerga në lindje të Musulit, ndërsa nga sulmi kanë humbur jetën të paktën 5 persona dhe 10 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Një burim i paidentifikuar i sigurisë raportoi se sulmi vetëvrasës është kryer nga terroristët e DEASH-it duke aktivizuar makinën bombë pranë pikës së kontrollit që mbajnë Peshmergët.

Në mesin e dhjetë personave të plagosur është edhe djali i zëvendëskryetarit të administratës rajonale kurde në Irak, Shalav Rasul.

Kryeministri irakian, Haidar al-Abadi, dje vonë deklaroi se ka nisur operacioni i gjerë për çlirimin e Musulit nga terroristët e DEASH-it, ndërsa fjala është për operacionin që është pritur gjatë dhe që duhet të rezultojë me rënien e kalasë më të madhe të DEASH-it në Irak.

Presidenti i Irakut, Fuad Masum, tha sot se prioritet kryesor i forcave irakiane dhe të gjithë pjesëmarrësve të operacionit është mbrojtja e jetëve të civilëve në Musul.

“Humbja e DEASH-it në Irak është e pashmangshme dhe kjo do të ndodhë shumë shpejt”, ka thënë Masum.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button