15 banka në Zvicër në “listën e kuqe”

Mark Branson, kryetari i Bordit Rregullator të Tregjeve Financiare (FINMA) i cili është rregullatori financiar i Zvicrës, ka deklaruar se 15 banka në Zvicër janë vendosur në listën e kuqe me dyshimin për pastrim të parave, raporton Anadolu Agency (AA).

Branson, për shtypin zviceran ka theksuar se FINMA me zbatimin e gjobave të mëdha në vlerë monetare ka mbetur në “situatën e pamjaftueshmërisë” përballë bankave që janë përfshirë në krimet e pastrimit të parave të pista.

Duke vënë në dukje se rreziku i gjobave të larta nuk do të mund të ndalojnë bankat që të thyejnë ligjin, Branson ka vlerësuar se “Kemi vërejtur që pavarësisht se disa nga homologët tanë kanë dhënë dënime shumë të mëdha ndaj bankave ato kanë vazhduar përsëri shkeljet e tyre. Si rezultat këto gjoba nuk i paguajnë zyrtarët e bankave, por aksionerët e tyre.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button