Putin aprovon marrëveshjen për përdorim të përhershëm të bazës ajrore në Siri

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, të premten ka aprovuar marrëveshjen me të ciliën vendit të tij i mundëson përdorim të përhershëm të bazës ajrore në Khmeimim në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Marrëveshja, të cilën Rusia dhe Siria e nënshkruan në gusht të vitit 2015, parasheh stacionimin e përhershëm të avionëve luftarakë rusë në bazën ajrore. Putin aprovoi marrëveshjen pasi e ratifikuan senatorët, ndërsa hyri në fuqi të premten, më 14 tetor.

Sipas marrëveshjes, Rusia do të përdor bazën ajrore pa kompensim ndërsa do të obligohet të sigurojë të gjitha pajisjet, avionët dhe personelin për bazën. E gjithë aparatura e cila do të arrijë nga Rusia do të lirohet nga pagesa e tatimit dhe Siria nuk ka të drejtë ta padisë Rusinë ose personelin e saj për sjelljen e tyre.

Me këto hapa është bërë evidente se Rusia dëshiron të sigurojë prani të përhershme në Siri. Gjatë kësaj jave, ministri rus i Mbrojtjes Nikolay Panko tha se Rusia planifikon të vendos bazë të përhershme detare në Tartus, qytetin e dytë më të madh port.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button