Asadi: Siria është skenë e konfliktit Perëndim – Rusi

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, thotë se lufta civile në vendin e tij është shndërruar në skenë të re të konfliktit ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit, shkruan REL.

“Ajo që kemi parë aktualisht gjatë pak javëve të fundit, e ndoshta për pak muaj, është diçka më tepër se Luftë e Ftohtë”, tha Assad në intervistën për të përditshmen ruse, “Komsomolskaya Pravda”, të publikuar dje.

Rusia ka hyrë në këtë konflikt me forcë të plotë, para më tepër se një viti, duke dërguar bombardues për mbështetjen e trupave tokësore të Sirisë me sulme ajrore, që duket se e kanë ndryshuar rrjedhën e luftës në favor të regjimit të presidentit Assad.

Megjithëqë, Shtetet e Bashkuara dhe Fuqitë evropiane, i mbështesin kryengritësit që luftojnë kundër Assadit, ato nuk kanë vepruar ngjashëm sikur Rusia, duke dërguar ndihmë ushtarake për kryengritësit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button