Në sulmet ajrore në Siri vriten 13 civilë

Në sulmet e kryera ajrore në rajonet të cilat kontrollohen nga opozita siriane kanë humbur jetën 13 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga autoritetet e mbrojtjes civile dhe spitalet e improvizuara avionët ushtarakë kanë kryer sulme ajrore në Halep, Damask dhe Idlib, në vendet të cilat gjenden nën kontrollin e opozitës.

Në sulmet ajrore në pjesën lindore të Damaskut në vendbanimet e lagjes Duma kanë humbur jetën 8 persona në mesin e të cilëve ka pasur gra dhe fëmijë. Kurse në sulmin ajror në pjesën veriperëndimore të vendit na lagjen Carcanaz të qytetit të Idlibit kanë humbur jetën 5 civilë.

Autoritet theksuan se si pasojë e sulmeve të regjimit sirian në rajonin Guta e cila gjendet në pjesën lindore të Damaskut janë shkatërruar dhe dëmtuar dhjetëra ndërtesa dhe se ekipet e mbrojtejs civile po përpiqen nga rrënojat ti nxjerrin të mbijetuarit eventual.

Nga ana tjetër ekipet e mbrojtjes civile në Halep bënë të ditur se vazhdojnë përpjekjet për pastrimin e rrënojave në lagjen Firdves e cila ishte cak i sulmeve të avionnëve ushtrakë rusë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button