Erdogan: Rëndësia e Këshillit të 9-të Islamik Euroaziatik është se organizohet pas grusht shtetit

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se “Rëndësia kryesore e kësaj mbledhjeje (Këshilli i 9-të Islamik Euroaziatik), është se organizohet pas tentativës së grusht shtetit të ndodhur më 15 korrik në Turqi”, raporton Anadolu Agency (AA).

“Grusht shteti në vendin tonë të ishte grusht shteti klasik, nuk do të merrte pjesë në axhendën e këtij këshilli. Çështja e cila e bën 15 korrikun të ndryshëm dhe të rëndësishëm në aspektin e këtij delegacioni, është se ata të cilët ishin duke bërë tentativë për grusht shteti veten e quajnë si xhemat (komunitet), ndërsa liderin e tyre të ashtuquajtur Mehdi. Duhet të analizojmë shumë mirë arsyet të cilat i kanë motivuar puçistët, që të jetojnë një jetë me personalitet të dyfishtë duke e fshehur veten me vite. Përfundimisht arsyet ua kanë errësuar sytë atyre sa që drejtuan armët kundër popullit dhe vendit të tyre dhe shkaktuan gjakderdhje”, tha Erdoğan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button