Familjet që lufta i ktheu në “endacake”

Një grup prej një mijë qytetarësh sirianë të cilët për shkak të luftës 6 vjeçare në këtë vend janë detyruar të ndryshojnë vazhdimisht vend, pas nisjes së ofensivës “Mburoja e Eufratit”, janë vendosur në një zonë mes Jarabulusit dhe Çobanbej, raporton Anadolu Agency (AA).
B

anorët e zonës Umamud që përfshin disa fshatra në Halep u detyruan të shpërngulen për shkak të bombardimeve të regjimit të Asadit katër vite më parë. Ata lanë çdo gjë pas dhe filluan të ndryshojnë vazhdimisht vend për ti shpëtuar bombardimeve.

Grupi i përbërë më shumë nga fëmijë dhe pleq ndryshoi shumë vende dhe në fund pas fillimit të ofensivës “Mburoja e Eufratit”, ata u vendosën në një zonë të sigurtë pasi u pastrua nga prania terroriste. Krahas çadrave të ngritura në një vend bosh, grupi ka nisur të jetojë edhe në shtëpitë e improvizuara. Sirianët e vendosur këtu përjetojnë kënaqësinë e të qenurit të sigurtë dhe të lirë.

Sirianët të cilët ende përjetojnë lodhjen e trupit dhe të shpirtit nga lufta, shumicën e ditës e kalojnë duke prerë tulla qerpiçësh. Këto persona çdo ditë presin me padurim kohën kur do të kthehen në fshatrat e tyre, me ndihmën e Ushtrisë së Lirë Siriane dhe Turqisë.

Fëmijët të traumatizuar nga lufta kur shikojnë kamerat fillojnë të qajnë pasi kujtojnë se janë armë. Ndërkohë fëmijët më të rritur luajnë me mjete të cilat i shikojnë si lodrat e tyre.

– Shtrojnë sofrën për miqtë e tyre

Sabha el-Hysejin, 52 vjeçarja që me gjithë vështirësitë e mundshme, gatuan për pjesëtarët e familjes, nuk nguron të ofrojë çaj edhe për miqtë e ardhur. Në një deklaratë për gazetarin e AA ajo thotë se për shkak të luftës janë detyruar të ndryshojnë vazhdimisht vend dhe se për këtë arsye jeton në çadër.

Ajo thotë se shumë njerëz në fshatin e saj kanë humbur jetën si rrjedhojë e bombardimeve.
“Avionët luftarakë bombarduan fshatin tonë para 4 viteve. Si rrjedhojë 45 persona humbën jetën. Shtëpitë u shembën plotësisht. Na ndodhi një fatkeqësi dhe u detyruam të lëmë shtëpitë pa marrë asnjë gjë me vete. Pas bombardimeve u kthyem përsëri dhe pamë që nuk kishte mbetur asnjë gjë. Që nga ajo ditë vazhdimisht ndryshojmë vend. Mundohemi të mbahemi në jetë bashkë me fëmijët dhe nipërit tanë. Falë Zotit jemi të sigurtë, por edhe këtu kemi probleme. Nuk kemi energji, ujë, etj, por një person na ndihmon duke sjellë ujë me automjetin e tij. Më parë ishim në një fshat tjetër, por pas bombardimit të tij erdhëm këtu. Momentalisht jemi mirë, por nuk e dimë se çfarë do ndodhë në dimër. Gatuajmë ushqim me copa të mbledhura për rreth, por në dimër do të jetë më e vështirë”, është shprehur ajo.

Mehmet el-Xhuma, 27 vjeç, thotë se më parë kur ishin nën kontrollin e ULS ishin më të qetë dhe më mirë.

– “Allahu është me durimtarët”

Duke nënvizuar se si pasojë e bombardimeve të regjimit ndodhen në këtë gjendje el-Xhuma thotë: “Katër vite më parë u bombardua fshati. Çdo gjë u shemb. Pas bombardimeve ushtarët erdhën dhe dhunuan popullin. I vranë dhe i hodhën në puset e boshatisura. Për këtë arsye nuk mundëm të kthehemi dhe njëherë në fshatin tonë. Kur nisin përleshjet e armatosura shkojmë në një vend tjetër. Rreth 20 ditë më parë erdhëm këtu. Momentalisht po rrimë në çadër, por po përgatisim shtëpi prej qerpiçi për dimër. Çfarë të bëjmë, jeta kjo është. Bëjmë durim. Allahu është me durimtarët. Këtu momentalisht është zonë e sigurtë. Mendoj se dimrin do ta kalojmë këtu. Për momentin jemi mirë, por më vonë nuk dimë se çfarë mund të bëhet.”

Ndërsa Kasım Humdi thotë se fëmijët janë ata të cilët e kanë vuajtur më shumë këtë situatë. “Një javë më parë shkuam pranë një kushëriri. Filluan menjëherë përleshjet e armatosura aty. Fëmija u frikësua shumë atë ditë dhe që prej asaj dite vetëm qan”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button