Refuzohen kërkesat për azil edhe për katër puçistët e arratisur në Greqi

Nga 8 puçistët që kanë kërkuar azil politik duke u arratisur në Greqi pas pjesëmarrjes në tentativën e puçit në Turqi nga organizata terroriste FETO janë refuzuar nga Komisioni për Azil aplikimet edhe për 4 puçistët e tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës për gazetarin e AA-së nga zyrtarja e Shërbimit për Azil, Eleni Petraki, mësohet se arrin në 7 numri i ushtarakëve të cilëve iu është refuzuar aplikimi.

Duke vënë në dukje se nga 3 aplikime të refuzuara më parë 2 prej tyre kanë aplikuar për vlerësimin e 2 dosjeve, Petraki ka njoftuar se edhe kjo kërkesë është refuzuar ditën e sotme.

Ndër të tjera Petraki ka vënë në dukje se 7 puçistët të cilëve iu janë refuzuar kërkesat për azil kanë të drejtën të apelojnë në Komisionin e Azilit në nivelin e dytë.

Gjithashtu bëhet e ditur se nuk është dhënë vendimi ende për kërkesën e njërit prej puçistëve.

Tetë ushtarëve që zbritën në Aeroportin Aleksandropoli në Greqi me helikopter ushtarak të modelit Sikorsky pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik në Turqi iu ishin hequr gradat ushtarake. Ushtarakët pjesëmarrës në tentativën e puçit kërkuan azil politik në Greqi.

Puçistët u dënuan me nga dy muaj dënim me shërbim prove me akuzën për hyrje ilegale në vend nga gjykata Aleksandropoli. Më pas nga burgu Ferecik për arsye sigurie u transferuan në Kavala dhe më pas në një kamp në afërsi të Athinës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button