Rritet në 43 numri i të vdekurve nga sulmi ajror në Halep

Rritet në 43 numri i të vdekurve si pasojë e sulmit ajror ndaj vendbanimeve të cilat gjenden nën kontrollin e opozitarëve, në Halep të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtar i mbrojtjes civile, Ensar Necib, në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së, tha se avionët luftarak kanë goditur me 30 “bomba depërtuese” pikat ku gjenden vendbanimet në Halep.

Necip i cili tha se “Avionët rus shënjestruan veçanërisht vendbanimet civile”, njoftoi se në sulmet në Bustan el Kasr kanë humbur jetën 27 civilë, në Firdevs 14, ndërsa në Katirci 2. Ai gjithashtu duke theksuar se nga bombardimet janë plagosur 80 persona, theksoi se një numër i madh i civilëve janë duke pritur të shpëtohen nën rrënojat.

Ai duke theksuar se edhe lagje të ndryshme në lindje të qendrës së qytetit të Halepit kanë qenë të ekspozuar nga bombardimet, tha se në qytet është ende prezente kriza humanitare.

Necib gjithashtu theksoi se të plagosurit një numër i madh i të cilëve gra dhe fëmijë janë dërguar nëpër spitale fushore në rajon, shprehu shqetësimin e tij se mund të rritet përsëri numri i të vdekurve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button