Turqia e kritikon ashpër Hillary Clinton-in

Një propozim i bërë nga Hillary Clinton, e nominuara demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara, për t’i armatosur kurdët që po e luftojnë ISIS-in në Siri është jo etik dhe i papërshtatshëm për një aleat të NATO-s, kështu ka thënë sot kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim.

Clinton tha të dielën gjatë një debati se ajo do ta konsideronte ofrimin e mjeteve policive kurde që SHBA i mbështet, përkundër shqetësimeve nga “disa kritikë”, duke iu referuar anëtarit të NATO-s, Turqisë, e cila e cilëson organizatë terroriste milicinë kurde në Siri, transmeton Express.

Turqia mund të ndërmarrë veprime në lindje të  lumit të Eufratit në Siri, nëse sheh aktivitete terroriste atje, ka thënë Yildirim para anëtarëve të partisë së tij në Parlament.

Forcat turke u futen në veri të Sirisë në gusht për ta larguar ISIS-in nga kufiri i saj si dhe për t’i frenuar fitimet në territor të kurdëve sirianë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button